Ndërlidhjet

Shtupar: UDB-ja mbyti dhjetëra disidentë


Për dekada policia sekrete e Jugosllavisë ka rekrutuar kriminelë të njohur për të vrarë disidentët jugosllavë që jetonin në shtetet tjera, ka thënë ish-agjenti Dushan Shtupar në një intervistë për televizionin beogradas B92.

Ai ka thënë se ndër gangsterët kryesorë të rekrutuar nga policia sekrete për të mbytur emigrantët, që janë konsideruar armiq të shtetit ishte edhe Zheljko Raznatoviq –Arkan.

"Arkani dhe të tjerët kanë kryer detyrat e UDB-së. Ata kanë qenë shumë 'patriotë' dhe kanë luftuar kundër emigrantëve mandej edhe jashtë.. në Londër, Gjermani dhe kudo", ka thënë Shtupar, i cili ka qenë në krye të UDB-së gjatë viteetv te '80-ta.

Për shumë kohë është dyshuar se UDB ka urdhëruar ekzekutimin e më shumë se 70 emigrantëve kroatë, shqiptarë dhe serbë në mes të viteve 1946-1990.

XS
SM
MD
LG