Ndërlidhjet

Shkup: Arrestohet nëna- dyshohet se vrau djalin


Policia maqedonase ka arrestuar të enjten një grua, e dyshuar se ka vrarë djalin e saj dhe më vonë ka copëtuar dhe djegur trupin e tij, njoftojnë mediat lokale.

Një grua 59 vjeçare nga fshati Orizare, 120 kilometra në juglindje të Shkupit, ka njoftuar se djali i saj ka humbur më 29 shtator, por hetuesit treguan se ai nuk kishte dalë kurrë nga shtëpia.

Nëna më vonë i ka thënë policisë se djali 32 vejcar, kishte varur veten dhe ajo nga turpi kishte prerë trupin e tij dhe e kishte djegur.

Policia po heton nëse djali i saj ishte vrarë apo kishte bërë vetëvrasje dhe nëse nëna e tij ka probleme psikologjike.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG