Ndërlidhjet

Shkup: Partitë arrijnë marrëveshje


Drejtuesit e katër partive politike parlamentare në Maqedoni ranë dakord që zgjedhjet presidenciale dhe ato lokale të mbahen më 15 mars të vitit 2009.

Deri atëherë pritet të përfundojë ndryshimi i kushtetutës dhe ndryshimet në ligjin për zgjedhjet.

Kryetarët e VMRO-DPMNE-së, BDI-së LSDM-së dhe PDSH-së pranuan që presidenti i Maqedonisë të zgjidhet me pragun prej 40% të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Në këtë takim është pranuar edhe kërkesa e dy subjekteve politike shqiptare, BDI-së dhe PDSH-së për të anuluar propozimin e VMRO-DPMNE-së që t'i garantohen 10 vende deputetësh bashkësive më të vogla etnike.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG