Ndërlidhjet

Kabul: Mospajtime rreth sulmit mbi civilët


Hetuesit afganë hodhën poshtë shifrat e ushtrisë amerikane se vetëm 33 civilë qenë vrarë në sulmin ajror në 22 gusht në Afganistan, duke mbrojtur përfundimet e tyre se janë 90 të vrarë.

Sulmi qe kryer ndaj një kompleksi të dyshuar të talebanëve.

Fillimisht ushtria amerikane raportoi për pesë të vrarë në sulmin në provincën Herat, ndërkohë që qeveria afgane dhe Kombet e Bashkuara thanë se janë mbi 90 të vrarë.

Mohammad Iqbal Safi, anëtar i ekipit hetues të emëruar nga presidenti afgan Hamid Karzai, i quajti të dhënat amerikane si "totalisht të gabuara".

Ai ka thënë se ekipi i tij ka fakte se janë vrarë 90 persona. Kjo shifër është mbështetur edhe nga hetuesit e OKB-së.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG