Ndërlidhjet

Ambasadori maqedonas dëbohet nga Serbia


Ambasadori i Maqedonisë në Beograd Aleksandër Vasilevski është dëbuar nga Serbia të premten, pas vendimit të Shkupit që ta njohë pavarësinë e Kosovës, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.

"Jemi njoftuar se ambasadori ynë është dëbuar nga Serbia", i ka thënë zëdhënësi Petar Culev Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP).

Maqedonia vendosi ta njohë zyrtarisht Kosovën të enjten mbrëma, pavarësisht kundërshtimeve të Beogradit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG