Ndërlidhjet

Izraeli mjekon një pacient iranian


Një djalë iranian 13 vjeçar, që vuan nga kanceri ka udhëtuar drejt Izraelit për mjekim urgjent.

Pacienti dhe prindërit e tij u lejuan të hyjnë në Izrael pasi u paisën me viza në ambasadën izraelite në Turqi.

Ky është një nga rastet e rralla të qytetarëve iranianë që hyjnë në Izrael dhe anasajelltas, pasi raportet mes dy vendeve janë shumë armiqësore. Irani, është një nga shtetet që nuk e njeh Izraelin dhe presidenti iranian Ahmadinexhad, ka kërkuar zhdukjen e Izraelit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG