Ndërlidhjet

Raportet diplomatike Shkup-Prishtinë vihen së shpejti


Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Abdylhaqim Ademi ka thënë se gjatë javës së ardhshme do të vendosen marrëdhëniet diplomatike mes Maqedonisë dhe Kosovës.

Gjatë një vizite në Dibër, Ademi ka thënë se Maqedonia ende nuk e ka caktuar ambasadorin e saj në Prishtinë.

Maqedonia, e cila njohu Kosovën më 9 tetor, deri tani është përfaqësuar në Prishtinë nga shefi i Zyrës Ndërlidhëse Petar Karajanov.
XS
SM
MD
LG