Ndërlidhjet

Emiratet e Bashkuara Arabe e njohën Kosovën


Emiratet e Bashkuara Arabe e njohën sot pavarësinë e Kosovës, duke u bërë kështu shteti i parë arab që e njeh Kosovën.

"Emiratet e Bashkuara Arabe shpallin se e njohin Kosovën si shtet të pavarur", ka njoftuar WAM- agjencia zyrtare e lajmeve në EBA.

"Kjo lëvizje është në një linjë me përkrahjen për të drejtën legjitime të popullit për vetëvendosje", citon WAM, agjencia franceze e lajmeve(AFP).

Pesëdhjetë shtete, përfshirë shumicën e vendeve të BE-së dhe të SHBA-së e kanë njohur deri më tani Kosovën, e cila shpalli pavarësinë më 17 shkurt.

Emiratet e Bashkuara Arabe, janë aleat i SHBA-së dhe kanë një kontigjent në forcën ndërkombëtare të NATO-s të vendosur në Kosovë, që nga viti 1999.

Me këtë njohje numri i shteteve që pranojnë pavarësinë rritet në 51.

Emiratet e Bashkuara Arabe bëhen vendi i tretë që e njeh Kosovën pas Malit të Zi dhe Maqedonisë, që kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi pro nismës serbe për ta dërguar çështjen e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kjo Gjykatë tha të premten se ka marrë kërkesën nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së që të pronocohet mbi legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG