Ndërlidhjet

Krasniqi fton parlamentet të njohin Kosovën


Kryetari i Kuvendit te Republikës së Kosovës Jakup Krasniqi u ka dërguar letër kryetarëve të parlamenteve të vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës duke u kërkuar, që ta bëjnë këtë tani.

Në letrën e tij, Krasniqi ka potencuar se çështja e Kosovës ka lindur nga padrejtësitë historike të vitit 1913, kur sic shkruan ai gjysma e kombit shqiptar dhe e territorit të tij, me dhunë iu aneksua Serbisë e më vonë Jugosllavisë.

"Nëntëdhjetë vjet të sundimit serb, Kosova ishte nën terror, shfarosje sistematike të popullsisë, shfrytëzim kolonial dhe shtypje të lëvizjeve të pareshtura çlirimtare", shkruan Krasniqi në letrën,në të cilën shtjellohen në detaje proceset që çuan deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

"Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe unë personalisht dëshirojmë të vendosim një dialog të vazhdueshëm politik dhe diplomatik me të gjitha parlamentet e botës me qëllim të njohjes së Republikës së Kosovës nga të gjitha vendet dhe të vendosjes së marrëdhënieve miqësore", thuhet në fund të letrës së Krasniqit drejtuar homologëve të tij në botë.
XS
SM
MD
LG