Ndërlidhjet

Ndërpritet greva e shëndetësisë


Është arritur në orët e mbrëmjes marrëveshja mes institucioneve të Kosovës dhe sindikalistëve të shëndetësisë për t'i dhënë fund grevës e cila filloi dje.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës Asllan Bajrami i tha Radios Evropa e Lirë se marrëveshja parasheh që nga janari pagat të rriten për 44 euro dhe kjo rritje nuk do vlejë vetëm për tre muaj siç ishte paraparë, por edhe për vitet në vijim.

Po ashtu, edhe kërkesa për miratimin e një sërë ligjesh të ndërlidhura me shëndetin publik, sipas Bajramit do fillojnë menjëherë të procedohen nga qeveria.

Përfundimit të grevës i parapriu takimi i sindikalistëve të shëndetësisë me kryetarin e Kosovës Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e shëndetësisë Alush Gashin.
XS
SM
MD
LG