Ndërlidhjet

Sllovakia shqyrton njohjen e pasaportave kosovare


Shefi i diplomacisë sllovake Jan Kubis ka deklaruar për të përditshmen "Pravda" se Sllovakia mund të shqyrtojë njohjen e pasaportave të Kosovës.

"Ne pranojmë dokumentet e udhëtimit të UNMIK-ut, por kur këto të mos kenë më vlefshmëri do jemi të gatshëm, që për arsye humanitare të shqyrtojmë se si do t'ia bëjmë më tutje, dhe kur bëhet fjalë për këtë edhe do lëshojmë viza në pasaportat e Kosoëvs", ka thënë Kubis në një bisedë online me lexuesit e kësaj gazete.

Duke iu përgjigjur pyetjeve për Kosovën, Kubis ka hequr frikën se Sllovakia për shkak të presionit të SHBA-së dhe BE-së mund t'ia kthejë shpinën Serbisë, kur është në pyetje Kosova.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG