Ndërlidhjet

Republika Serbe kërkon ndarje nga Bosnja


Republika Serbe ka përsëritur sot se ka të drejtë të shkëputet nga Bosnja, duke pasuar kështu komentet e liderit boshnjak se entiteti i udhëhequr nga serbët duhet të zhbëhet.

"Parlamenti i Republikës Serbe përsërit vendimin e deklaruar në shkurt", ka njoftuar kuvendi pas një sesion të veçantë kur u hodh në votim mocioni.

Kjo Republikë në shkurt, ka thënë se beson në të drejtën për të shqyrtuar përmes referendumit statusin e saj, dhe se do ta bëjë këtë nëse disa shtete njohin Kosovën.

Lëvizja e sotme u mbështet nga 67 anëtarë të kuvendit 83 anëtarësh.

Vota e sotme pason komentet e udhëheqësit boshnjak të presidencës tripalëshe Haris Silajxhiq në OKB, ku ka bërë thirrje për zhbërjen e entitetit të udhëhequr nga serbët.

Komuniteti ndërkombëtar ka hedhur poshtë të dy kërkesat.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG