Ndërlidhjet

Bogdanoviq: Serbë mos merrni dokumente të Kosovës!


Ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviq u ka apeluar serbëve dhe jo-shqiptarëve të Kosovës, që të mos pajisen me pasporta dhe letërnjoftime të lëshuara nga qeveria e Kosovës.

Bogdanoviq i ka thënë mediave serbe në Kosovë se me pajisjen e tyre, në mënyrë indirekte do të njihet sic ka thënë ai "i vetëshpalluri shtet i Kosovës", ndërsa Serbia do ta ketë vështirë ta mbrojë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial.

"Një hap i tllë është aboslutisht i papranueshëm. Ne i kemi dokumenetet tona dhe në përputhje me rezolutën 12 44, këto dokumente janë ende të vlefshme", ka thënë Bogdanoviq.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG