Ndërlidhjet

SHBA mikpritëse e samitit mbi krizën financiare


Presidenti George Bush dhe liderët e Bashkimit Evropian kanë shpallë një plan për mbajtjen e një serie të samiteve botërore ku do diskutohet forma e reagimit ndaj krizës globale financiare.

Plani u shpall të shtunën mbrëma, pasi që Bush takoi presidentin francez Nicolas Sarkozy dhe presidentin e Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso në Camp David afër Uashingtonit.

Një deklaratë e përbashkët e lëshuar më pas thotë se liderët do të kontaktojnë shtetet tjera mbi samitin që do mbahet në SHBA menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale të 4 nëntorit, i cili do të pasohet me një seri samitesh tjera, që do të adresojnë sfidat me të cilat po përballet ekonomia globale.

Bush u tha gazetarëve se liderët duhet të fokusohen në bërjen e ndryshimeve të nevojshme për të evituar një përsëritje të krizës financiare, ndërsa do ruhet krijimi, i asaj që ai e quajti" kapitalizëm demokratik".

"Derisa bëjmë ndryshime të rregullatorit dhe institucionale tëë nevojshme për të evituar këtë krizë, është esenciale, që të ruajmë krijimin e kapitalizmit demokratik- përkushtimin për tregje të lira, ndërmarrje të lira dhe tregtim të lirë. Duhet t'i rezistojmë tundimit të rrezikshëm të izolimit ekonomik dhe të vazhdojmë politikat e tregjeve të hapura që kanë zhvilluar standarde jetese dhe kanë ndihmuar miliona njerëz që të shpëtojnë nga varëfëria gjithandej në botë", tha Bush.

Në samitin e propozuar pritet të përfshihen grupi i tetë vendeve më të industrializuara- SHBA, Rusia, Franca, Gejrmania, Britania, Italia, Japonia, dhe Kanadaja, sikurse edhe Kina, India dhe ekonomitë tjera të mëdha.
XS
SM
MD
LG