Ndërlidhjet

Irak: Ende pa marrëveshje për paktin e sigurisë


Udhëheqësit kryesorë të politikës irakiane po zhvillojnë bisedime në përpjekje për të arritur një qëndrim të përbashkët lidhur me propozimin e paktit të sigurisë. Pakti në fjalë i mundëson forcave amerikane të qëndrojnë në Irak
dhe për tre vjet të tjera.

Zëdhënësi i qeverisë irakiane ka deklaruar se disa grupe politike kanë ende rezerva rreth marrëveshjes dhe udhëheqësit irakianë nuk ishin të gatshëm ta miratonin apo ta hidhin poshtë marrëveshjen.

Deri tani vetëm grupet kurde mbështesin pa hezitim paktin e sigurisë me SHBA-të.
XS
SM
MD
LG