Ndërlidhjet

Turqi: Fillon gjykimi i 86 personave


Fillon sot gjykimi i 86 personave të akuzuar për konspiracion dhe organizim të grusht-shtetit, që synonte rrëzimin e qeverisë turke.

86 personat përballen me akuza nga anëtarësimi në organizata terroriste në nxitjen e kryengritjes së armatosur kundër qeverisë, që ka rrënjë islamike.

Në mesin e të akuzuarve ka ish ushtarakë në pension dhe personalitete të njohura në mbrojtje të Turqisë sekulare.

Që nga ardhja në pushtet e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila ka rrënjë islamike, në Turqi është ashpërsuar debati mes mbështetësve të parimeve të Ataturkut dhe partisë në pushtet.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG