Ndërlidhjet

Krivokapiq: Nuk do ketë referendum për Kosovën


Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, deklaroi se qeveria nuk do të dakordohet që të mbajë referendum lidhur me njohjen e Kosovës.

"Nuk ka asnjë rast në botë, që për çështje të politikës së jashtme dhe të shteteve tjera të kërkohet organizim i referendumit në vend, ashtu siç e kërkojnë partitë opozitare në Mal të Zi", ka thënë Krivokapiq për të përditshmen "Vijesti".

Duke marrë vendimin për njohjen e Kosovës, qeveria e Malit të Zi e ka "thyer mitin e viktimizimit të malazezëve për të tjerët, të cilët mendojnë vetëm se si t'ua marrin shtetin", ka vlerësuar Krivokapiq.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG