Ndërlidhjet

Thaçi paralajmëron njohje të reja


Kryeministri Hashim Thaçi ka paralajmëruar njohje të reja të shtetit të Kosovës.

Thaçi po merr pjesë në takimin vjetor të Akademisë për Paqe që po mbahet në Itali.

Në fjalimin e tij, Thaçi ka thënë se "Kosova është një tregim i suksesshëm për bashkësinë ndërkombëtare", duke shprehur besimin se "Kosova me hapa të sigurt është duke ecur drejt integrimit në BE dhe në NATO."

Sipas një komunikate nga kabineti i Kryeministrit të Kosovës, thuhet se ai gjatë qëndrimit në këtë Akademi ka zhvilluar dhe disa takime, duke veçuar sidomos ato me përfaqësues të vendeve arabe.

Me këtë rast, kryeministri Thaçi ka thënë se ka marrë sinjale pozitive se shumë shpejt disa nga vendet arabe do të lëvizin drejt njohjes së Republikës së Kosovës.
XS
SM
MD
LG