Ndërlidhjet

Hidhen raketa nga Gaza në Izrael


Ushtria izraelite tha se një raketë është hedhur nga Gaza veriore drejt Izraelit, duke shkelur kështu armëpushimin 4 mujor mes Hamasit të Gazës në pushtet dhe Izraelit.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë.

Radioja ushtarake e Izraelit tha se militantët e Gazës kanë gjuajtur 50 raketa, që nga fillimi i armëpushimit.

Izraeli, zakonisht është kundërpërgjigjur duke mbyllur kalimin e transportuesve në Gazë për disa ditë.
XS
SM
MD
LG