Ndërlidhjet

Tregjet në Azi shënuan rënie


Tregjet në Azi sot shënuan rënie nga frika në rritje për recesion global. Indeksi japonez Nikkei ra për 5.5 %, ndërsa nuk kaluan më mirë as indekset e bursave në Korenë e Jugut dhe Hong Kong.

Rënia pasoi humbjet e djeshme në tregjet e bursave.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë njoftoi se në nëntor do të jetë mikpritëse e samitit emergjent të G 20, grupit të 20 vendeve të industrializuara, për të diskutuar krizën globale finansiare.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë , Dana Perino tha se samiti synon të arrihet dakordim mbi parimet për të reformuar sektorët finansiarë në botë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG