Ndërlidhjet

Provinca Babil kalon nën kontrollin irakian


Forcat irakiane të sigurisë sot morën kontrollin në provincën qendrore shiite Babil.

"Sot është një tjetër moment historik për Irakun në bërjen shtet sovran dhe demokratik. 12 nga 18 provincat tash janë nën kontrollin irakian. Derisa Qadissia dhe Anbari me sukses bën transferin muaj më parë, sot këtë po e bën Babili. Trupat ndërkombëtare në Irak mbesin të përkushtuara, që ta përkahin Babilin edhe në të ardhmen", tha zëvendëskomandanti i trupave amerikane në Irak, gjenerali Loyd Asustin.

Dorëzimi u bë në kohën kur po diskutohet marrëveshja mbi paktin e sigurisë me SHBA lidhur me qëndrimin e trupave amerikane në Irak edhe pas skadimit të mandatit të OKB në fund të këtij viti.
XS
SM
MD
LG