Ndërlidhjet

Takohen prokurorët serbë dhe shqiptarë në Tiranë


Kryeprokurorja e Shqipërisë Ina Rama është takuar sot me Vladimir Vukçeviç, prokuror i Serbisë për krime të luftës, i cili i heton pohimet për vrasjen e të burgosurve serbë dhe trafikimin e organeve të tyre gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999.

Bruno Vekariç, zëdhënësi i prokurorit serb tha se Vukçeviç i ka dorëzuar kryeprokurores shqiptare materialet, që pala serbe i ka grumbulluar deri tash për rastin në fjalë.

Vekariç tha se takimi i sotëm ishte shumë i mirë përkundër "pozicioneve totalisht të ndryshme" të dy palëve lidhur me rastin.

Kosova dhe Shqipëria kanë mohuar çdo dijeni për krimet e pretenduara, të cilat kohë më parë i bëri publike në librin e saj, ish kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte.
XS
SM
MD
LG