Ndërlidhjet

Berlini mbylli aeroportin historik Tempelhof


Aeroporti më i vjetër në botë i udhëtarëve, Berlin –Tempelhof është mbyllur.

Dy aeroplanë të vjetër u nisën nga pista e aeroportit për herë të fundit, para mesnatës, për të nderuar rolin historik të aeroportit.

Tempelhof ka qenë nyje e transportimit ajror, që i siguroi Berlinit mbijetesën gjatë bllokadës sovjetike në vitet 1948-49.

Në manifestimet, që shënuan 85 vjetorin e shërbimit të aeroportit, prefekti i Berlinit, Klaus Woweriet mbrojti vendimin e qytetit për mbylljen e aeroportit për shkaqe ekonomike.
XS
SM
MD
LG