Ndërlidhjet

Rice dhe Abbas do takohen më 7 nëntor


Kryenegociatori palestinez tha se Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice dhe kreu i Autoritetit palestinez Mahmud Abbas do takohen më 7 nëntor në Bregun Perëndimor.

Saeb Erekat tha se Rice dhe Abbas do ta vlerësojnë progresin e negociatave paqësore izraelito-palestineze.

Bisedimet e deritashme kanë prodhuar pak rezultate të prekshme, dhe me gjasë do të pushojnë për disa muaj për shkak të ndryshimet të lidershipit në Shtetet e Bashkuara dhe në Izrael.

Erekat gjithashtu tha se Rice e ka ftuar liderin palestinez që të marrë pjesë në takimin e radhës së Katërshes Ndërmjetësuese për Lindjen e Mesme, që do të mbahet në Sharm el-Sheikh.
XS
SM
MD
LG