Ndërlidhjet

Kryqi i Kuq: Ndihmë për Pakistanin pas tërmetit


Kryqi i Kuq ka apeluar për ndihmë për fonde emergjente në vlerë prej 7.8 milionë dollarësh, për t'iu ndihmuar viktimave të tërmetit në Pakistan.

Prioritet do jetë ofrimi i strehimit për ata, që kanë mbetur pa shtëpi, tani kur po afrohet dimri.

Tërmeti prej 6.4 shkallë të Rihterit, që goditi rajonin afër kufirit afgan ka lënë mijëra vetë pa shtëpi.

Shifra zyrtare e të vdekurve është 215 me mundësi rritjeje.

Kyri i Kuq Ndërkombëtar tha se ekipet e shpëtimit ende po gjejnë fshatra të shkatërruara në male, që nuk kanë marrë ende asnjë ndihmë.

Të premten SHBA tha se do të ofrojë ndihma prej një milion dollarësh.
XS
SM
MD
LG