Ndërlidhjet

Medvedev: Kaukazi dhe ekonomia, temat kyçe


Kriza financiare dhe pasojat nga lufta në Gjeorgji do jenë temat kryesore të fjalimitdrejtuar kombit të presidentit rus Dimitri Medvedev.
Ky do jetë fjalimi i parë i Medvedevit, që nga ardhja në krye të Kremlinit majin e kaluar.

"Mund t'ju them se fjalimi do përfshijë një morri çështjesh që janë më të rëndësishmet për vendin. Kam parasysh situatën me të cilën u ballafaqua Rusia në gusht, sfida përpara shoqërisë sonë, që kishte të bënte me krizën e Kaukazit. Ne nuk mudn t'i injorojmë pasojat, jo vetëm për vendin tonë, por për gjithë rendin global", tha Medvedev.

Sa i përket problemeve ekonomike, bursa ruse pësoi rënie të ndjeshme të cilat vunë në pikëpyetje stabilitetin ekonomik të Rusisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG