Ndërlidhjet

Djali i Bin Ladenit kërkon azil në Spanjë


Djali i liderit të Al-Qaedas Osama bin Laden ka kërkuar azil politik në Spanjë.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme nuk ka treguar se mbi çfarë baze Omar bin Laden, 28 vjeçar ka kërkuar azil.

Ai ka arritur në Madrid të hënën nga Kajro, ku edhe jeton.

Omar bin Laden më herët ka kërkuar vizë për në Britani, ku ka dëshiruar të jetëojë me gruan e tij britanike, por ishte refuzuar për shkaqe sigurie.

Ai është njëri nga 19 fëmijët e Osama bin Ladenit.
XS
SM
MD
LG