Ndërlidhjet

Kosova në takimin e ministrave të rajonit


Në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, po mbahet konferenca e ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë të rajonit, që trajton çështjet e sundimit të ligjit.

Në tubimin e organizuar nga Bashkimi Evropian marrin pjesë ministreja e Drejtësisë e Kosovës, Nekibe Kelmendi dhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Zenun Pajaziti.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Pajaziti tha se Kosova mund të fitojë shumë nga takimet e këtij lloji.

"Ne kemi interes për të gjitha fushat që trajtohen në këtë konferencë. Kemi interes të jemi pjesë e përbashkët e këtyre angazhimeve të rajonit, në veçanti për angazhimet e përbashkëta sa i përket luftimit të krimit të organizuar, çështjeve të emigracionit dhe menaxhimit të kufirit", deklaroi ministri Pajaziti për Radion Evropa e Lirë.
XS
SM
MD
LG