Ndërlidhjet

Kubë: Dobësohet uragani Paloma


Qendra Kombëtare Amerikane për Uraganët tha se uragani Paloma ka kaluar në kategorinë e dytë të stuhive, derisa Kuba vazhdon të jetë e prekur nga kjo stuhi.

Paloma u konsiderua si uragan shumë i rrezikshëm, me një erë prej 225 kilometrash në orë, kur kaloi ishujt Cayman, por u dobësua në brigjet e Kubës.

Stuhia është e treta me radhë që godet Kubën këtë vit.
XS
SM
MD
LG