Ndërlidhjet

Hetim aksidentit në nëndetëse


Presidenti rus Dmitry Medvedev, ka kërkuar hetim të plotë mbi shkaqet që çuan në aksidentin e nëndetëses ruse me fuqi bërthamore në Oqeanin Paqësor, ku njoftohet të kenë vdekur 20 persona dhe 21 të jenë lënduar.

Të lënduarit janë dërguar nga anijet ruse në portin rus të Vladivostokut për trajtim shëndetësor.

Një zëdhënës i marinës tha se reaktori bërthamor brenda në nëndetëse është duke punuar normalisht dhe se niveli i radioaktivitetit është në suaza të normales.

Zëdhënësi tha se një difekt në sistemin e fikjes së zjarrit ka shkaktuar incidentin.

Ai ka thënë se nëndetësja, të cilës nuk i ka përmendur emrin, po bënte ushtrime në det, dhe kishtë 208 persona në bord.
XS
SM
MD
LG