Ndërlidhjet

Merkel: Siguria e Izraelit - interes nacional i Gjermanisë


Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe liderët ebreit janë tubuar në sinagogën më të madhe në Gjermani për të nderuar viktimat e Holokaustit.
Duke shënuar 70 vjetorin e fillimit të fushatës naciste për të asgjësuar ebreitët e Evropës, kancelarja Merkel tha se "racizmit dhe anti-semitizmit kurrë nuk duhet dhënë një rast tjetër në Gjermani ose Evropë".
"Nuk bënë të ketë tolerancë nëse për shembull siguria e shtetit të Izraelit rrezikohet nga Hamasi, Hezbollahu ose Irani. Mbrojtja e Izraelit është pjesë e interesit nacional të Gjermanisë", tha me këtë rast kancelarja Angela Merkel.
XS
SM
MD
LG