Ndërlidhjet

500 emigrantë zbarkojnë në Itali


Rojet bregdetare të Italisë thanë se më shumë se 500 njerëz kanë arritur në tokën italiane me varka në një hapësirë kohore prej disa orësh.

Ata janë zbarkuar në ishullin italian Lampedusa.

Grupi i parë prej 247 personash kanë arritur vetë në ishullin e vogël mëngjesin e sotëm, ndërsa 273 të tjerë që janë kapur nga autoritetet dhe janë dërguar në ishullin më jugor italian, që gjendet më së afërmi me bregdetin verior afrikan.

Ardhjet e fundit çojnë në 800 numrin e njerëzve me varka që erdhën në Lampedus brenda 48 orësh.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG