Ndërlidhjet

Dacia ndërpret prodhimin e veturave


Prodhuesi francezo-rumun i makinave, Dacia, tha se do të ndërprejë përkohësisht prodhimin, për shkak të rënies së shitjes si pasojë e krizës botërore ekonomike, që ka goditur edhe sektorin industrial në Rumani.

Dacia tha se do të ndërprejë prodhimin nga 20 nëntori deri më 7 dhjetor, për shkak të krizës financiare, e cila ka bërë që të bie për 30 për qind shitja e veturave në tetor, krahasuar me një vit më parë.

Prodhuesi francez i veturave, Renault, ka investuar 1.29 miliard dollarë në Dacia, që kur e bleu atë në vitin 1998.

Wolkswageni - pronar i prodhuesit të makinave çeke Skoda, javën e kaluar, njoftoi se do të ulë prodhimin në nëntor dhe dhjetor për 18 mijë vetura, reduktim ky i dytë, pas uljes së prodhimit për 13 mijë vetura në muajin shtator.

Skoda, fillimisht kishte planifikuar që këtë vit të prodhonte 759 mijë makina.
XS
SM
MD
LG