Ndërlidhjet

Rumani: Mbyllet fabrika e çokollatave Kraft


Prodhuesi gjigant i ushqimit Kraft tha sot se qindra njerëz do humbin vendet e tyre të punës në një fabrikë çokollatash në Rumani.

Kraft Foods tha se do të mbyllë fabrikën në qytetin Brasow të Rumanisë në vitin e ardhshëm. 440 punonjësit e Kraft do mbeten pa punë në fund të 2009-tës.

Kompania tha se mbyllja është pasojë e pamundësisë së zgjerimit në Rumani dhe jo e krizës globale ekonomike.

Disa nga degët e kompanisë do zhvendosen në Bullgari.
XS
SM
MD
LG