Ndërlidhjet

Takohen Obama - Clinton


Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Barack Obama është duke e shqyrtuar mundësinë e emërimit të senatores Hillary Clinton në postin e sekretares amerikane të shtetit.

Deri më tash nuk ka pasur konfirmim zyrtar, por përfaqësues të Obamës dhe Clintonit nuk kanë përgënjeshtruar që Obama dhe Clinton janë takuar të enjten në Çikago.

Në zgjedhjet partiake, Obama e mundit senatoren Clinton, por në ditët e fundit të fushatës zgjedhore, ajo e mbështeti Obamën në disa tubime, ndërsa në ditën e zgjedhjeve më 4 nëntor, Clinton e lëvdoi Obamën për lidership të fuqishëm.

"Jam shumë e kënaqur nga mënyra se si njerëzit u përgjigjën ndaj fushatës së Demokratëve dhe mesazhit të tij, veçanërisht nga kriza ekonomike. Votuesit kuptuan se na duhet një president serioz për kohë serioze", tha 61 vjeçarja Clinton, e cila shërben në Komitetin e Forcave të Armatosura në Senat.

Kandidat tjetër për sekratar shteti përflitet edhe guvernatori nga New Mexico, Bill Richardson, ish ambasador i SHBA në Kombet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG