Ndërlidhjet

Solana:EULEX vendoset në fillim të dhjetorit


Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Javier Solana, ka deklaruar se shpreson që EULEX-i të vendoset në Kosovë në fillim të dhjetorit.

"Shresoj shumë që raporti i i sekretarit të përgjithshëm do të publikohet, sa më shpejt aq më mirë, dhe shpresoj që kjo të ndodh në fillim të javës së ardhshme", ka thënë Solana pas takimit me Ban Ki Munin në Kombet e Bashkuara.

"Nëse do të jetë kështu, atëherë ne do të jemi të gatshëm për vendosje në fillim të dhjetorit", transmeton fjalët e Solanës agjencia Rojter.

Kjo agjenci citon gjithashtu diplomatë në Kombet e Bashkuara të kenë thënë se Ban Ki Mun javën e ardhshme do të bëjë publik raportin në të cilin do të konstatoj se tash ka marrëveshje të mjaftueshme që misioni të marrë shumicën e autorizimeve të UNMIK-ut.

Agjencia e lajmeve Rojter citon edhe ambasadorin britanik në Kombet e Bashkuara, Xhon Sojers, të ketë thënë se në Kombet e Bashkuara besojnë se tash është arritur "nivel i mjaftueshëm i pajtueshmërisë" ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për EULEX-in.
XS
SM
MD
LG