Ndërlidhjet

Sejdiu: Misioni EULEX të respektojë kushtetutën


Presidenti i Kosovës Fatnir Sejdiu është kthyer nga vizita në Britani edhe më këmbëngulës rreth qëndrimit të palës kosovare kundër 6 pikave që cënojnë sovranitetin e Kosovës.

Ai tha se këtë qëndrim ua ka përsëritur edhe autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar prej të cilëve, siç tha ai ka marrë edhe mbështetje.

Sejdiu tha se Kosova do të bashkëpunojë me bashkësinë ndërkombëtare për shtrirjen e EULEX-it në tërë territorin e Kosovës, i cili do të garantojë sovranitetin dhe integritetin territorial duke kërkuar respektimin e Kushtetutës së Kosovës.

Sejdiu gjithashtu tha se Kosovën do ta njohin edhe shtete të tjera që deri tash nuk e kanë bërë një gjë te tillë.

Kjo, sipas presidentit kosovar, do të bëhet e mundur pasi Britania e Madhe ka premtuar lobim për Kosovën te ato vende që ka ndikim.
XS
SM
MD
LG