Ndërlidhjet

Obama prezanton sot ekipin për ekonomi


Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Barack Obama, do të prezantojë sot ekipin e tij, i cili do të drejtojë politikat ekonomike dhe do të merret me krizën më të madhe ekonomike që nga Depresioni i Madh i vitit 1930.

Timothy Geither, president i degës së Bankës Qëndrore amerikane në New York, pritet të emërohet Sekretar i Thesarit.

Lawrence Summers, i cili në administratën e ish-presidentit Clinton ka qenë Sekretar i Thesarit, do të emërohet drejtor i Këshillit Ekonomik Kombëtar.

Obama, ditë më parë, njoftoi se këshilltarët ekonomikë po përgatisin planin e rimëkëmbjes ekonomike, i cili do të krijojë 2.5 milionë vende të reja gjatë 2 vjetëve të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG