Ndërlidhjet

Në 2008 më pak të infektuar me HIV-AIDS


Në ditën ndërkombëtare të luftës kundër HIV-AIDS-it, programi i Kombeve të Bashkuara për luftën kundër kësaj sëmundjeje thotë se ky vit ka shënuar numër më të vogël të infektimeve me virusin vdekjeprurës.

Drejtori ekzekutiv i këtij programi, Piter Piot, ka njoftuar se këtë vit ka rënë edhe numri i vdekjeve nga kjo sëmundje.

UNAIDS njofton se gjatë pesë vjetëve të kaluar, rreth 4 milionë njerëz në vendet në zhvillim kanë filluar të përdorin barëra që trajtojnë sëmundjen.

Organizata thotë se përpjekjet për të luftuar sëmundjen, duhet të vazhdojnë edhe në këtë kohë të krizës globale financiare.

Njoftimi gjithashtu bën të ditur se përkundër progresit në stabilizimin e përqindjes së infektimeve, numri i personave që jetojnë me HIV po vazhdon të rritet.

Gjatë 20 vjetëve të fundit, numri i personave me HIV-AIDS është trefishuar në 33 milionë.
XS
SM
MD
LG