Ndërlidhjet

Irak: 30 të vrarë, 75 të plagosur nga shpërthimet


Zyrtarët thanë se të paktën 15 njerëz e kanë humbur jetën dhe 45 janë plagosur në dy shpërthime bombash në Bagdad.

Të paktën gjashtë njerëz vdiqen dhe 35 u plagosën kur dy automjete bomba shpërthyen afër akademisë policore në qendër të Bagdadit.

Në pjesën veriore të kryeqytetit irakian, shpërthimi i një automjeti seriozisht plagosi një zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa shkaktoi vdekjen e vozitësit të tij dhe të disa kalimtarëve të rastit.

Në qytetin verior Mosul, një sulmues vetëvrasës, i cili me gjasë kishte për shënjestër një patrullë amerikano-irakiane, shkaktoi vdekjen e të paktën 14 njerëzve dhe plagosjen e 30 të tjerëve.
XS
SM
MD
LG