Ndërlidhjet

Gjermania nuk planifikon t'i ndalë ndihmat Kosovës


Gjermania e ka kritikuar Kosovën për paraburgimin e tre agjentëve gjermanë, por tha se nuk planifikon t'i ndalë ndihmat për shtetin e ri të Ballkanit.

Agjencia DPA e transmeton zëvendësin e zëdhënësit të qeverisë, Thomas Steg, të ketë thënë në Berlin se Gjermania ka interes për stabilitetin e rajonit dhe të Kosovës, dhe se nuk e shqyrton "reduktimin e ndihmave si kundërmasë".

Por Steg shtoi se "është e zakonshme të rishqyrtohet ndihma pas një periudhe të caktuar".

Qeveria "fuqishëm" e mirëpret lirimin e tre shtetasve gjermanë të moshës prej 41 deri 47 vjeç, që punonin për shërbimin e kundërzbulimit BND, tha Steg, për të shtuar se akuzat kundër tyre kanë qenë "të pabaza".

Kosova tha se ata u arrestuan më 17 nëntor nën dyshimin se kanë hedhur bombë në ndërtesën e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Prishtinë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG