Ndërlidhjet

Tiranë: U takuan Berlusconi dhe Berisha


Kryeministri i Italisë, Sivlio Berlusconi, sot në Tiranë u takua me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha. Me këtë rast, nga ministrat përkatës të Shqipërisë dhe Italisë, u nënshkruan disa marrëveshje në sektorin e energjisë, në vlerë prej më tepër se 2.5 miliardë dollarë.

Sipas zyrës së kryeministrit Berisha, janë nënshkruan kontratat për projektet për stacionin e rigazifikimit, për gazësjellësin nënujor ndërmjet dy vendeve, pastaj kapacitete për energji me erë, e projekte të tjera.

Këto kontrata do të realizohen nga firmat italiane.
XS
SM
MD
LG