Ndërlidhjet

Përfundon protesta në Prishtinë


Disa mijëra qytetarë kanë protestuar në Prishtinë në shenjë kundërshtimi me rrethanat në të cilat do të fillojë funksionalizimi i misionit evropian për sundimin e ligjit EULEX-it.

Me moton “Në mbrojtje të sovranitetit”, protestuesit kanë bërë thirrje për hedhjen poshtë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe kundër EULEX-it e UNMIK-ut.

Albin Kurti, udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, duke bërë krahasime midis kundërshtimit që udhëheqësit vendorë i kanë bërë gjashtëpikëshit dhe atij të bërë nga shoqëria civile, tha se protesta është një kundërshtim parimor.

“Dokumentet janë ato që kanë rëndësi dhe jo deklaratat e politikanëve”, ka thënë Kurti, duke akuzuar udhëheqësit e institucioneve vendore për, siç tha, gënjeshtra.

Protesta ka përfunduar e qetë dhe pa ndonjë incident.


Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG