Ndërlidhjet

Rice arriti në Pakistan


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleeza Rice, tha se Qeveria e Pakistanit duhet t'u japë përgjigje të fortë sulmeve të javës së kaluar në Mumbai të Indisë, ku u vranë së paku 170 persona.

Ajo i tha ministrit të Jashtëm pakistanez se sulmet në Mumbai kanë qenë një sulm i tmerrshëm dhe se nuk duhet lejuar të ndodhë përsëri.

"Më e mira është që të dy vendet të bëjnë ç'është e mundur me kapacitetet e veta për hetime të plota, si dhe të sjellin para drejtësisë ata që përgatitën sulmet. Ajo që unë dëgjova në të dy vendet, është përkushtimi se ky është kursi që do të ndjekin", ka thënë Rice.

Ricë ndërmorri këto vizita për të ulur tensionet midis dy vendeve që posedojnë armë bërthamore. India tha se sulmuesit jetonin dhe trajnoheshin në Pakistan.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG