Ndërlidhjet

Lufta Rusi-Gjeorgji në agjendën e OSBE-së


Lufta e shkurtër ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë dhe implikimet e saj ishin në krye të agjendës në takimin e sotëm të ministrave të jashtëm të OSBE-së në Helsinki.

Ministri i Jashtëm i Finlandës, Alexander Stubb, ishte ai që i mirëpriti 50 ministrat e jashtëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

"Tash, lajmi i keq është se ne kishim një konflikt të egër dhe luftë në Gjeorgji. Kjo është diçka që unë kurrë nuk dua më ta shoh. Për herë të parë në jetën time pashë se si një luftë u mbyll. Kjo më jep mjaft shpresë se ne jemi këtu që t'i zgjidhim këto lloje të konflikteve", tha Stubb.

Shefi i diplomacisë franceze, Bernard Koushner e kritikoi vendosjen e trupave ruse në dy rajonet separatiste të Gjeorgjisë, duke thënë se kjo nuk ndihmon për stabilizimin e rajonit.
XS
SM
MD
LG