Ndërlidhjet

Lavrov: Pakt i ri sigurie për Evropën


Rusia ka bërë thirrje për mbajtjen e një takimi ku do diskutohet një pakt i ri i sigurisë evropiane. Propozimi rus u bë gjatë konferencës së OSBE-së që po mbahet në Helsinki.

"Padyshim se situata në rajonin e Euro-Atlantikut ka ndikim të madh në situatën e sigurisë në pjesë të tjera të botës. Ne mendojmë se një pakt evropian sigurie do të ketë ndikim pozitiv mbi vendet jashtë zonës Euro-Atlantike. Nëse çështjet e sigurisë së rajonit tonë i vëmë mbi baza më të shëndosha kjo do të parandalojë dyshimet se ndonjë nga vendet tona mund të paraqesë kërcënim për partnerët e jashtëm", tha shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov.

Zyrtarët amerikanë thonë se propozimi rus është përpjekje për të dobësuar NATO-n.
XS
SM
MD
LG