Ndërlidhjet

SHBA teston me sukses mburojën antiraketore


Departamenti i Mbrojtjes tha se Shtetet e Bashkuara kanë kryer edhe një test të suksesshëm të mburojës antiraketore kundër raketave balistike me rreze të gjatë veprimi.

Zyrtarët thanë se testimi u krye të premten kur një raketë e lëshuar nga Alaska u godit në lartësi prej 200 kilometra mbi Oqeanin Paqësor nga një interceptor i lëshuar nga një bazë ajrore në Kaliforni.

Kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Raketore amerikane, gjeneral lejtnant Patrick O'Reilly, e karakterizoi testin si sukses, duke e quajtur më të madhin dhe më kompleksin të këtij lloji që kanë kryer Shtetet e Bashkuara.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG