Ndërlidhjet

Çitaku: Nuk do t'i kërkojmë falje Gjermanisë


Qeveria e Kosovës shpreh keqardhje për rrethanat në të cilat u arrestuan tre agjentët gjerman në Kosovë por nuk do të kërkoj falje për arrestimin.

Zv. ministrja e Jashtme, Vlora Çitaku në një intervistë për të përjavshmën gjermane Welt am Sonntag, ka thënë se arrestimi ka qenë vërtet një "incident fatkeq".

Megjithatë sipas saj, qeveria e Kosovës nuk do të kërkojë falje duke shtuar se "nuk kemi të bëjmë asgjë me këtë" pasi edhe nëse është bërë ndonjë gabim "nuk ka qenë faji i qeverisë së Kosovës".

Çitaku përjashton mundësinë që "lojtarë tjerë të rajonit" të kenë pasur interesim të destabilizojnë raportet midis Kosovës dhe Gjermanisë.

"As shpërthimi me bombë e as zhvillimet pastaj nuk kanë qenë në interes tonin" ka thënë Çitaku.

Tre pjestarë të shërbimit sekret gjerman u arrestuan pas shpërthimit të një bombe në selinë e EULEX-it në Prishtinë. Ata u liruan me kusht nga gjykatës ndërkombëtarë, përderisa mediat raportonin për presion të qeverisë gjermane ndaj Prishtinës zyrtare për lirimin e tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG