Ndërlidhjet

Gjermani: Një libanez u dënua për sulm në trena


Një gjykatë gjermane sot ka dënuar me burgim të përjetshëm libanezin Youssef al-Haj Deeb, për përpjekjen e tij për sulmin me bombë në trenat e Gjermanisë, para dy vitesh.

Prokurorët thanë se shumë njerëz do të ishin vrarë sikur të aktivizoheshin bombat e vendosura nga ai dhe një bashkëpunëtor i tij në dy trena në Keln në qershor të vitit 2006.

I dënuari i tha gjykatës se ai nuk planifikonte vrasjen e askujt, por bombat i kishte vënë për të tërhequr vërejtjen për fyerjet ndaj profetit Muhamed në gazetat daneze dhe ribotimin e tyre në publikimet evropiane.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG