Ndërlidhjet

LDK propozon dy zv.ministra


Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës propozoi sot Behxhet Brajshorin për zv.ministër të Forcës së Sigurisë, si dhe Jonuz Kastratin per zv.ministër të Tregtisë dhe Industrise në Qeverine e Republikës së Kosovës.

"Jemi të kënaqur që sot i ofruam dy propozime për postet e zëvendësministrit të Forcës së Sigurisë, përkatësisht të Tregtise dhe Industrisë, për të kompletuar këta resorë qeveritare", tha nënkryetari i parë i LDK-së, z. Eqrem Kryeziu.

Sipas marrëveshjes për koalicionin, postet e zëvendësministrave në këto dy ministri i takojnë LDK-së.
Propozimet i dërgohen Qeverisë.
XS
SM
MD
LG